“Laçi është shembulli si duhet punuar”, Vanoli: Zëvendësuesit nuk na ndihmuan, por na vendosën në vështirësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2022 | 19:15

“Laçi është shembulli si duhet punuar”, Vanoli: Zëvendësuesit nuk na ndihmuan, por na vendosën në vështirësi

Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli ka komentuar barazimin e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme kundër Vllaznisë.

bandicam 2022-05-05 18-57-35-855

Tekniku italian në një prononcim për “Super Sport” ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij, si dhe ka përmendur Laçin si një shembull për t’u ndjekur me të rinjtë.

“Që kur kam ardhur unë klubi ka pasur paraqitje te mire, nuk kemi pasur fat. Më kujtohet episodi i penalltisë se humbur kundër Tiranës, kemi pasur gabime individuale. Këto gjera ndodhin në një skuadër me lojtar të rinj, është normale.

Formacioni është gjithmonë i njëjti për mua ,mangësia ishte qe nuk ishin mësuar me këtë përqendrim. Ata qe hynë sot nuk na ndihmuan, përkundrazi na vendosën në vështirësi.Ata qe hyjnë duhet te bëjnë diferencën, ne përpiqemi te fitojmë dhe prandaj fusim sulmues. Ndoshta ky është limiti ynë.

Me lumturon rritja e grupit , rezultatet nuk me kënaqin. Unë nuk kam ardhur që të mbyll ketë kampionat kam ardhur te sjell një filozofi tjetër. Me kalimin e kohës do te shihet rritja e lojtareve te rinj.

Ne kemi një projekt preciz. Nëse është një projekt ne mes duhet dhen koha për realizimin e tij. jam i bindur qe këta lojtar mund te ecin shume përpara.Të rinjtë e Laçit me kanë impresionuar. Disa vite nuk ishin ne këtë nivel tani kane arritur nivelin për të luajtur ne Kombëtare. Është shembulli sesi duhet punuar.

Që kur kam ardhur kam pasur gjithmonë besim. Nuk demoralizohem kur humb, por as nuk me zë euforia kur fitojë. Ja përkushtoj gjithë qenien time klubit.”, u shpreh Vanoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"