Laçi është gati për “marshimin”, viti nis me 3 transferta… “ferri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 12:36

Laçi është gati për “marshimin”, viti nis me 3 transferta… “ferri”

Laçi është gati për “marshimin”. Edhe pse në merkato janë treguar të kujdesshëm, blindimi i sulmit u jep qetësi. Morën Bedri Grecën dhe Uendi Vecajn, e megjithatë deri në limit nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize. Përgatitjet kanë qenë intensive dhe kurbinasit i kanë mbledhur mirë forcat, pasi janari për ta është i gjithi një “ferr”. 

LACI

 

Kalendari nuk është treguar aspak dashamirës në nisje të 2020-ës, pasi nga kampionati në Kupë do t’u duhet që të luajnë tri ndeshje delikate jashtë fushe. Gjithçka nis me transfertën durrsake, ndërsa më 21 janar do të masin forcat me Teutën në “Niko Dovana”. Laçi e mbylli 2019-ën në vendin e 6-të në Kategorinë Superiore, me 6 pikë larg kreut të renditjes, ndaj do të bëjnë çmos që të marrin një trepikësh dhe ngjitur ndonjë shkallë në tabelë.

bYLIS-LACI

Vetëm pak ditë do kenë në dispozicion për të përgatitur një tjetër ndeshje jashtë fushe, ndërsa këtë herë do të marrin rrugën drejt Shkodrës, atje ku do të përballen me Vllazninë vendëse. Kur dihet që bardhezinjtë do të luajnë në dy fronte, as Kupa e Shqipërisë nuk do të lihet pas dore. Shorti i ka rezervuar për turin e dytë një duel me Bylisin, e cila do të luhet më 30 janar. Ky kompeticion shihet si një mundësi e mirë për të prerë një “biletë” në Kupat e Europës, ndaj do të tentojnë që në ndeshjen e parë fitoren.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"