Laçi “emigron” për ndeshjen ndaj Flamurtarit, do të luhet në Krujë
Laçi ka nisur të mendojë për ndeshjen e radhës, pasi humbja në Korçë konsiderohet një çështje e mbyllur, edhe pse ka njëfarë keqardhjeje që nuk e morën një pikë, pasi humbën një penallti në minutat e fundit. Ansi Nika nuk realizoi nga pika e bardhë dhe tashmë sytë janë nga ndeshja e radhës me Flamurtarin, që nuk do të luhet në stadiumin e Laçit, pasi që pas ndeshjes me Vllazninë është mbjellë bari dhe fusha do jetë gati për ndeshjen e radhës me Kamzën.
Ndeshja me vlonjatët do të luhet në stadiumin “Kastrioti” të Krujës dhe drejtuesit kanë bërë thirrje për tifozët që të jenë në mbështetje të ekipit në sfidën e ditës së hënë. Kjo përballje është shumë e rëndësishme për Laçin, që do të parakalojë Flamurtarin në renditje në rast se do të merrte tri pikët. Trajneri Gentian Mezani do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët dhe besohet shumë se mund të sigurojnë fitoren e radhës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"