Laçi do tentojë kthesën ndaj Bylisit, kërkohet perfeksioni ndaj kryesuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2019 | 12:39

Laçi do tentojë kthesën ndaj Bylisit, kërkohet perfeksioni ndaj kryesuesve

Laçi ka “arkivuar” kualifikimin në Kupën e Shqipërisë dhe është përqendruar te Bylisi. Një ndeshje më shumë se delikate për vazhdimësinë e këtij kampionati. Luhatjeve të mëdha në këto 6 javë duhet t’u vijë fundi pikërisht të dielën.

laci

Përballë kanë një kundërshtar që po bën më shumë se mirë, madje është bashkëkryesues me Teutën, ndaj shkalla e vështirësisë rritet. Ndaj qëllimi është i qartë, të gjejnë rrugën e kthesës së madhe dhe t’u shkaktojnë ballshiotëve të parën humbje pas 5 ndeshjesh. Vetë Sulejman Starova e pranoi pas Elbasanit se do nuk do të jetë e lehtë, ndaj pret prej skuadrës mobilizim maksimal. Kohë për të humbur nuk ka më, madje edhe gabimet janë të ndaluara.

Vendi i 8-të nuk u shkon aspak për shtat dhe mbi të gjitha kur dihet që pretendimet i kishin për titull. Presioni është në maja dhe jo vetëm te lojtarët. Për këtë motiv seanca e djeshme ishte më shumë se intensive dhe e përqendruar te korrigjimi i defekteve që kanë shfaqur deri në këtë fazë. “Bobi” ka kërkuar perfeksionim në manovrën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"