Laçi do kualifikimin në Kupë, gati titullarët ndaj Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 10:46

Laçi do kualifikimin në Kupë, gati titullarët ndaj Lushnjës

Kupa e Shqipërisë mbetet një objektiv për Laçin. Ndeshja e parë e turit të dytë luhet në transfertën e Lushnjës. Ekipi i drejtuar nga Gentjan Mezani u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve, ndërsa tekniku vlonjat preferon që ta kalojë në heshtje atmosferën para kësaj ndeshje. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, trajneri Mezani nuk ka preferuar të prononcohet duke e lënë ekipin të qetë.

laci

Por, pavarësisht kësaj, Mezani shkon i qartë në këtë ndeshje dhe synimin mbetet fitorja për të mbyllur llogaritë e kualifikimit që në sfidën e parë. Trajneri pritet të aktivizojë sot lojtarët më të mirë duke qenë se sfida cilësohet e rëndësishme. Edhe pse ekipi ka ngarkesa nga kampionati, kjo nuk do të ndikojë aspak në përzgjedhjen e formacionit nga trajneri dhe në fushë pritet të jenë të njëjtët lojtarë që janë aktivizuar edhe në ndeshjet e kampionatit.

Kurbinasit kanë bërë një ecuri të mirë në këtë sezon dhe synojnë suksesin në Kupë.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"