Laçi dhe Kukësi me nga një mungesë në ofensivë, trajnerët “skicojnë” formacionet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2021 | 8:59

Laçi dhe Kukësi me nga një mungesë në ofensivë, trajnerët “skicojnë” formacionet

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa zhvilloi paraditen e djeshme stërvitjen e fundit përpara ndeshjes me Laçin. Për rreth një orë tekniku u ka dhënë instruksionet e fundit futbollistëve ku ka provuar edhe formacionin e mundshëm.

Josa Kukesi

Agim Ibraimi është mungesa e madhe te Kukësit për këtë takim, i cili përveç plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë nuk është as në 100 për qind të formës së tij, për shkak të një lëndimi (shtypje) në ligamentin kolateral media.

Ndaj kurbinasve trajneri Josa pritet ta rreshtojë skuadrën me këtë njëmbëdhjetësh: Xhika do të mbrojë portën; Dragoshi, Lulaj, Kurdiç dhe Kotobelli do të rreshtohen në prapavijë; mesfusha do të përbëhet nga Leira në të majtë, Taipi e Demiri në qendër, ndërsa Limaj në të djathtë. Sakaq, gjeorgjiani Tsinszade pritet të luaj mbrapa Eze, i cili në mungesë të Ibraimit e nis si titullar në majë të sulmit.

E2404D9E-A122-490D-9951-194D5F9AB123

LAÇI– Në dallim nga ndeshja e fundit me Partizanin, për duelin e sotëm me Kukësin trajneri Shpëtim Duro do ta ketë më të plotë ekipin. Emiljano Musta e ka shlyer pezullimin për katër kartonët e verdhë dhe rikthehet si titullar ndaj ish-skuadrës verilindore.

Edhe Mentor Mazrekaj e ka lënë pas dëmtimin që e penalizoi të luante ndaj “demave të kuq”, por ndonëse nuk është në formën maksimale, trajneri Duro nuk e quan gati për Kukësin.

Në këto kushte, vetëm Kirian Nuabueze, që është dënuar nga Disiplina me 10 ndeshje, është mungesa e vetme për kurbinasit. Me rikthimin e Mustës dhe Mazrekajt Laçi pritet të jetë më agresiv në fazën sulmuese, ku patjetër do të kërkohet trepikëshi ndaj Kukësit.

70DA57EB-FE5D-43D1-910F-CFD697EDA711

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"