Laçi dhe Erzeni, dy pole të kundërta në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2023 | 13:30

Laçi dhe Erzeni, dy pole të kundërta në kampionat

Kur shifrat luajnë me njëra-tjetrën. Nëse do të shohim numrin e barazimeve që ka ekipi i Erzenit, plot 14, është i njëjtë me numrin e humbjeve të Laçit, që gjithashtu ka 14 disfata deri tani në kampionat, por sërish renditet me një pikë më lart se shijakasit, kjo për shkak edhe të numrit më të lartë të fitoreve të arritura.

332712641_3466633786930516_4305581187355920913_n

Kurbinasit janë ekipi që ka pësuar më shumë humbje në kampionat dhe kanë pësuar më shumë gola, por gjithashtu janë ekipi që ka marrë më pak barazime se të gjithë, vetëm tri, me Tiranën (3-3), Vllazninë (1-1) dhe Erzenin (1-1). Aktualisht ata ndodhen në kuotën e 39 pikëve, tri më pak se zona e Europës, ku aty ndodhen Egnatia dhe Vllaznia.

ERZENI- Ekipi që mban rekordin në këtë kampionat për numrin e barazimeve. Erzeni në ndeshjen e fundit kundër Kastriotin ka regjistruar barazimin e 14-të të këtij sezoni. Nëntë prej tyre janë arritur si pritës në “Niko Dovana” dhe pesë të tjerat jashtë fushe. Ndërkohë një fakt tepër interesante është që shijakasit janë ndarë në barazim me Kastriotin në të katërta ndeshjet e këtij viti. Dy përballje janë mbyllur me rrjeta të paprekura, një me rezultatin 1-1 dhe një tjetër takim me shifrat e barabarta 2-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"