Laçi bie në shtëpi përballë Tiranës, Cungu gjen shkaktarët e humbjes: Fusha dhe eksperienca…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2019 | 15:32

Laçi bie në shtëpi përballë Tiranës, Cungu gjen shkaktarët e humbjes: Fusha dhe eksperienca…

Trajneri i Laçit Armando Cungu gjeti si shkaktar të humbjes së sotme me Tiranën 1-2 terrenin e rënduar nga reshjet atmosferike si dhe mungesën e eksperiencës së lojtarëve të tij.

Cungu

Pas përfundimit të sfidës në stadiumin e kurbinasve, Cungu bëri me dije për “Supersport” se ekipi bëri gabime fatale në pësimin e dy golave nga Ernest Muçi.

“Zhgënjim është i madh për shkak të rezultatit. Besoj për lojën nuk mungoi shpirti dhe dëshira për ta fituar. Kushtet atmosferike e bënë të pamundur të luhej futboll, mendohej vetëm kush largonte topin. Fatkeqësisht, dy momente që gabuam në vendosje dhe në markimin e kundërshtarit bëri që të pësonim gola. Meritojnë komplimente lojtarët e Tiranës.

Po bëhen disa ndeshje që disa lojtarë nuk po bëjnë detyrën e tyre. Këta janë djem të rinj. Duhej luftë dhe shpirt garë dhe gjendje e fortë fizike. Me djem të rinj është e vështirë për ta përballuar.

LACI

Ne hyjmë gjithmonë për të fituar brenda dhe jashtë fushe. Futbolli ka dhe barazimin. Ne dhe lojtarët duhet të dimë ta menaxhojnë situatën. Kur nuk fitojmë duhet të dimë të menaxhojmë ndeshjen dhe të marrim barazim. Gabuam rëndë te goli i parë, ishin 5 mbrojtësa me një lojtar kundërshtar dhe nuk e ndalëm dot. Ka dhe probleme psikologjike. Duhet të gjejmë ekuilibër.

Nuk më bën të reflektoj. Domgjoni ishte i vetmi që mund të dilte në mesfushë. Ka ardhur nga dëmtim. Edhe tani që po flasim, nuk është në gjendje të mirë. Ai mund të luajë përpara. Nuk kishim ç’të bënim lëvizje tjetër. Domgjoni nuk është hera e parë që luan si  stoper.

Për terrenin, Tirana luftoi dhëmbë për dhëmbë. Kale dhe Torasa ka zgjuarsi për të krijuar dhe për të futur në tension kundërshtarin.

MUCI

Ky terren nuk të lejon të qarkullosh topin. Është fatale t’i lëmë këto mundësi kundërshtarit. Tirana meriton komplimente për mënyrën si u soll.

Përgjigjia ime mendoj për ndeshjen e radhës. Ekipi ka nevojë për prurje. Është ekip shumë i ri, ka nevojë të mësojë”, përfundoi trajneri i Laçit Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"