Laçi beson te surpriza në Kukës, drejtuesit sytë nga Rexhinaldo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 16:13

Laçi beson te surpriza në Kukës, drejtuesit sytë nga Rexhinaldo

Laçi me sytë nga Rexhinaldo. Sulmuesi nga Mozambiku me shumë mundësi do të debutojë në Kukës. Kujtojmë që në dy ndeshjet e para ka munguar për shkak të dëmtimit që pësoi gjatë fazën përgatitore.

partizani laci

Megjithatë, ditët e fundit do të jenë përcaktuese për të, pasi jo vetëm stafi teknik, por edhe ai mjekësor do të vendosin “veton”. Në fakt, Stavri Nica do të ketë një organikë më të pasur këtë të shtunë.

rexhinaldo

Mbrojtësi i djathtë brazilian, Ademir Soza, ka ezauruar pezullimin 1-javor, ndaj pritet që të zbresë në fushë. Sakaq, shpresohet edhe te rikthimi i qendërmbrojtësit Harallamb Qaqi, i cili gjithashtu është dëmtuar pak javë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"