“Laçi bën futboll Europian”, Sormani: Kështu e kisha përgatitur ndeshjen, ja kujt i dedikohet fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 0:13

“Laçi bën futboll Europian”, Sormani: Kështu e kisha përgatitur ndeshjen, ja kujt i dedikohet fitorja

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, foli pas triumfit ndaj Laçit në “Air Albania” me rezultatin minimal 1-0 Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, italiani nuk i kursehu elozhet për kundërshtarët e drejtuar nga Armando Cungu, teksa bëri dhe një dedikim special për këtë fitore.

Sormani

AIR ALBANIA – Ne kemi treguar dhe në ndeshje të tjera. Kjo fitore i dedikohet zëdhënësit përshtyp Olsi Ranxhit, i cili ka humbur babain. Kjo nuk vlen asgjë, por dua të tregoj se jemi të gjithë bashkë, një familje.

GABIMET NË PJESËN E DYTË – Ka pasur ndeshjet në të cilat kemi bërë shumë në fazën sulmuese, por jemi sulmuar sërish sepse nuk kemi bërë mirë. Sot kam qenë i kënaqur, sepse shënuam një gol dhe ishin të blinduar mbrapa, duke mos lejuar kundërshtarin të na kërcënojë dhe të mos bëjë asnjë gjuajtje.

NDESHJA– E kemi përgatitur ndeshjen në mënyrë të tillë. Nëse do të shënonim gol do të qëndronim mbrapa dhe më pas do të niseshim drejt sulmit. Për fat të mirë shënuam shpejtë.  Laçi meriton komplimente. Bën një futboll Europian në kampionatin shqiptar.

SKUADRA PËR SEZONIN E ARDHSHME – Unë po mendoj që tani për ndeshjen me Bylisin, nuk po mendoj shumë për sezonin e ardhshëm. Kam në mendje një objektiv për të arritur. Do të mendoj për të tashmen që të arrij te e ardhmja.

VARET E ARDHMJA NGA OBJEKTIVAT E PARTIZANIT? Përgjigjet do t’i jap në fund. Njerëzit flasim por ne jemi në lojë. Unë vazhdoj të punojë, do të shohim në javën e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"