Laçi arrin një fitore të madhe ndaj kryesuesve, vjen humbja e parë për Skënderbeun (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 14:54

Laçi arrin një fitore të madhe ndaj kryesuesve, vjen humbja e parë për Skënderbeun (VIDEO)

U mbyll me një fitore të artë për vendasit, sfida mes Laçit dhe Skënderbeut. Sfida u mbyll në shifrat e ngushta 1-0, me gol të vetëm të shënuar nga Uzuni, në minutën e 46-të.

laci skenderbeuu

Pjesa e parë u mbyll me shumë gabime në të dyja repartet sulmuese, por edhe me pritje fantastike të të dy portierëve. Më pas, me fillimin e të dytës, ishte Uzuni që menjëherë shënoi pas një goli të bukur, nga jashtë zonës, me Shehin që nuk kishte çfarë të bënte.

uzuni

Deri në fund, kurbinasit menaxhuan avantazhin, ndërsa Skënderbeu nuk pati asnjë rast të mirë për të shënuar. Kjo ishte humbja e parë për Skënderbeun, që vazhdon të mbetet në vendin e parë.

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Laçi 1-0 Skënderbeu.

95′ Godet Shkodra nga goditja e dënimit, por Selmani në pozicion.

94’ Largohet Rexhinaldo. Në fushë Bushi.

93′ Ndëshkohet me të verdhë edhe Shala.

91’ Karton i verdhë për Rexhinaldon.

90′ 4 minuta shtesë.

90’ Largohet Kallaku i dëmtuar nga loja. Në lojë Smaçi.

82’ Godet nga jashtë zone Sabjen Lilaj, topi duket sikur shkon drejt rrjetës, por përfundon shumë pranë shtyllës.

81’ Aliti godet me kokë pas harkimit nga goditja këndore. Topi mbi portën e Selmanit.

80′ Lëvizja e parë për trajnerin Mezani. Largohet Xhixha i dëmtuar, në fushë Shala.

79’ Lushkja provon goditjen surprizuese nga një kënd i ngushtë, por topi shkon mbi traun e portës.

skenderbe

73’ Vjen edhe zëvendësimi i tretë për Skënderbeun. Largohet Xhejms, në fushë Shkodra.

71′ Karton i verdhë për Micin.

65’ Soue vepron mirë brenda zonës së Laçit, por mbrojtja bllokon pas pasimit të tij për Muzakën.

63’ Lulaj hidhet në fushë nga trajneri Daja. Largohet Nimaga.

60’ Soue i sapofutur në fushë, nga e majta e sulmit, futet në zonë, por bllokon mbrojtja vendase.

58’ Largohet Sahiti. Daja hedh në fushë Souen.

47’ Uzuni shënon pas një goditje nga jashtë zonës. Topi përplaset në të dyja shtyllat, dhe shkon në rrjetë.

Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

selmani

44’ Selmani bën një pritje fantastike, pas goditjes së Xhejmsit.

41’ Tjetër rast i shpërdoruar nga Skënderbeu. Muzaka nga shumë pranë portës, godet jashtë kuadratit të Selmanit.

40’ Mici me një goditje nga shumë larg portës, Selmani fluturon në trekëndësh, dhe realizon një pritje fantastike.

gavazaj

37’ Gavazaj ka rastin e artë për të shënuar, pas shërbimit që i bën Xhejms, ku e nxjerr vetëm me portierin, por goditja lë shumë për të dëshiruar.

29’ Gavazaj me lëvizje mjaft të bukura në krahun e majtë, por mbrojtja spastron topin e futur prej tij.

28’ Sabjen Lilaj godet nga jashtë zonës, pasi shërbehet nga Xhejms, por gjuajtja e mesfushorit shkon larg kuadratit.

22’ Skënderbeu në një aksion të gjatë, topi shkon në zonë por as goditjet e Muzakës dhe Xhejmsit, nuk shkojnë në portë.

18’ Shehi shpëton Skënderbeun në dy raste. Në fillim ishte një goditje e Uzunit, më pas Kallaku, por gardiani korçar në gatishmëri.

shehi

9’ Godet me kokë Muzaka, por topi në duart e portieri Selmani.

7’ Gavazaj niset mirë në krahun e majtë, kroson në zonë, por Sefgjinaj largon në goditje këndi.

1′ Nis takimi. Topin e parë e luan Laçi.

 

Laçi 1-0 Skënderbeu

Golat: Uzuni 47′

 

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi – Skënderbeu
Laçi: 
Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Xhixha, Jonuzi, Lushkja, Uzuni, Kallaku, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani
Skënderbeu: Shehi, Taku, Jashanica, Aliti, Mici, Muzaka, Nimaga, Lilaj, Gavazaj, Sahiti, Xhejms. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Klajdi Kola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"