LAÇI-ANORTHOSIS, SOT ORA 17:00/ Gjyqtarë nga Lituania, ja kë shohin favorit bastet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 15:00

LAÇI-ANORTHOSIS, SOT ORA 17:00/ Gjyqtarë nga Lituania, ja kë shohin favorit bastet

Ndeshja e kthimit, Laçi-Anorthosis Famagusta, e vlefshme për turin e parë të Ligës së Europës, do të luhet sot në orën 17:00. UEFA i ka besuar në këtë takim gjyqtarëve nga Lituania, teksa kryesor do të jetë Donatas Rumsas. Ky i fundit nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe në ndeshjet ndërkombëtare, duke gjykuar pak herë në dy sezonet e fundit. Asistentë të tij do të jenë Dovidas Suziedelis dhe Arunas Seskus

laci

BASTET

Kompanitë e basteve në Europë i japin një avantazh për fitoren në ndeshjen e sotme dhe natyrisht kualifikimin për më tej klubit qipriot të Anorthosis. Koeficienti për triumfin e mundshëm të Laçit në shtëpi është 3.25. Nga ana tjetër, barazimi kuotohet me 3.30, ndërsa fitorja e qipriotëve ka koeficientin 2. Konkluzioni i kompanive të ndryshme të basteve është se Laçi-Anorthosis mbetet e prirë për një barazim.

laci

BILETAT DHE TRANSMETIMI 

Klubi i Laçit ka disa ditë që ka nxjerrë në treg biletat për ndeshjen e kthimit. “Tifozë të Laçit, ju ftojmë të mbështetim ekipin tonë në stadium. Çmimet e biletave do të jenë: 1000 lekë në tribunën kryesore, 300 lekë në atë përballë dhe prapa portës”, citohet në njoftimin e klubit. Për tifozët e Anorthosis janë 150 vende, aq sa është sektori mik. Ndeshja do të transmetohet direkt nga platforma “SuperSport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"