La skuadrën me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë, Çela: Ishte ndërhyrje e rëndë, por jo për të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 13:50

La skuadrën me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë, Çela: Ishte ndërhyrje e rëndë, por jo për të kuq

Emiljano Çela ka komentuar për “Panorama Sport” momentin e ndëshkimit me karton të kuq. Ai ka treguar edhe bisedën mes kryesorit Xhaja dhe asistentit të dytë, Preca:

bandicam 2018-09-23 16-35-35-099

“Ishte me të vërtetë një ndërhyrje e rëndë, por jo për karton të kuq. Kryesori Xhaja ishte i mendimit për të më ndëshkuar me karton të verdhë, por ishte anësori që sinjalizoi për të kuq. Në fakt nuk e kuptova, pasi unë kapa topin”, deklaroi Çela për gazetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"