La Shqipërinë për Kosovën, por tani FIFA nuk e lejon të rikthehet te Suedia. Ja rasti i Loret Sadikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 11:10

La Shqipërinë për Kosovën, por tani FIFA nuk e lejon të rikthehet te Suedia. Ja rasti i Loret Sadikut

Loret Sadiku, nuk do të mund të luajë më me asnjë kombëtare tjetër në të ardhmen, përveç Shqipërisë. Mesfushori me tipare mbrojtëse, i cili është pjesë e Kasimpasas në Turqi, kohët e fundit kërkonte që të ishte pjesë e Suedisë, por ka qenë FIFA, që i ka kthyer një përgjigje negative federatës suedeze, me arsyetimin se Sadiku e ka ndryshuar një herë ekipin përfaqësues, dhe diçka e tillë nuk është më e lejueshme.

loret sadiku

27-vjeçari, ishte larguar nga ekipi U-21 i Suedisë për t’u paraqitur për ekipin A të Shqipërisë, por nuk luajti në asnjë ndeshje me kuqezinjtë. Më pas, ai preferoi më pas t’i bashkohej Kosovës, duke u aktivizuar në miqësoret jo zyrtare, por kur “Dardanët” u pranuan në FIFA, ai nuk u lejua të ishte pjesë e formacionit që atëherë drejtohej nga Bunjaku, pasi kishte ndryshuar një herë kombëtaren, nga Suedia për tek Shqipëria.

I gjendur në një situatë të tillë, Sadiku u përpoq që të rikthehej edhe një herë atje nga ku e nisi, për të luajtur sërish me Suedinë, por tani ishte FIFA që ia mohoi diçka të tillë. Tani, ai mund të luajë vetëm për Shqipërinë, dhe mbetet zgjedhje e trajnerit nëse do e thërrasë apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"