La përshtypje pozitive, vëllai i sulmuesit të Partizanit në provë tek ekipi i Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 10:39

La përshtypje pozitive, vëllai i sulmuesit të Partizanit në provë tek ekipi i Kategorisë së Parë

Në stërvitjen e djeshme të Tomorit është shfaqur vëllai i sulmuesit nigerian të Partizanit, Teofilus Solomon. Ai luan si mesfushor i majtë dhe në ndeshje kontrolli u paraqit mjaft mirë, duke shënuar edhe gol, çka bëri që tifozët beratas ta pëlqejnë.
sOLOMON
Gazeta mëson se nigeriani do të jetë në provë deri në ndeshjen miqësore me Naftëtarin dhe më pas do të merret vendimi nga stafi teknik dhe drejtuesit e klubit. Te Tomori priten edhe afrime të tjera që mund të konkretizohen nga momenti në moment.

Largimi i papritur i Dimos ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë sërish për të afruar ndonjë element me kualitet për skuadrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"