La Liga në start, vetëm Barcelona rivalizon Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 19:40

La Liga në start, vetëm Barcelona rivalizon Realin

Pritja ka marrë fund. Edhe La Liga është vënë në start, teksa sonte në mbrëmje nis sezoni i ri me përballjen në Pamplona mes Osasunës dhe Seviljes. Por të gjithë sytë janë nga dueli mes Realit kampion në fuqi dhe Barcelonës, që sipas të gjitha gjasave do të jetë i vetmi ekip që do të rivalizojë “Los Blancos”.

Karim Benzema (Real), Eric Garcia (Barcelona), October 24, 2021 - Football / Soccer : Spanish La Liga Santander match be

Në sezonin e kaluar, La Liga kishte shtruar tapetin e kuq për Realin e Madridit. Me përjashtim të pjesës së parë të sezonit, ku Sevilja mundi ta rivalizonte, më tej gjithçka ishte një ritual i bardhë. Reali nuk pati asnjë rival. Jo më kot kampionët në fuqi vijnë në këtë fillimsezoni me petkun e favoritit mbi supe. Skuadra e Ançelotit e ka nisur sezonin me një trofe duke fituar Superkupën e Europës. Ndërkohë që është përforcuar dhe me dy afrime të rëndësishme si Rydiger dhe Tçoumeni. Stabiliteti i Realit i jep skuadrës së Ançelotit epërsinë që i takon në garën për titull. Megjithatë, edhe në Madrid ka pikëpyetje. Veçanërisht kur flitet për kapitenin Benzema.

Çfarë do të ndodhë me Realin nëse francezi qëndron një muaj jashtë fushave? Kjo pyetje grish të gjithë, ndonëse presidenti Perez është shfaqur tepër i qetë nga Helsinki. Për të ardhur te Barcelona, që do të jetë pa dyshim rivali më i fortë i Realit në këtë sezon. Katalanasit kanë shpenzuar më shumë se 150 milionë euro në merkato. Kanë afruar 6 lojtarë mes të cilëve Levandovski, Rafinja, Dembele e Kesi. Ndërkohë që priten dhe dy të tjerë, Markos Alonso dhe Bernardo Silva. Barça është në pritje të dritës jeshile nga La Liga për të federuar të gjitha afrimet e verës. E nëse nuk do të ketë surpriza të pakëndshme, sezoni që nis sonte në mbrëmje premton “xixa” mes dy gjigantëve spanjollë. Shenjat e para u dhanë që nga Las Vegasi në miqësoret e verës.

TË TJERËT

E ndërsa Reali dhe Barcelona duken në një garë dyshe mes tyre, të tjerët duhet të mendojnë për vendin e tretë dhe poshtë. Natyrisht duke shpresuar të jenë vendimtarë në garën mes dy gjigantëve. Atletiko e Madridit duket forca e tretë në kampionat, ndërsa pas saj vjen Sevilja e përforcuar me Iskon e Aleks Tejesh, por pa harruar që kanë humbur Kundenë e Diego Karlos.

LEVA-BENZEMA

Çdo kampionat ka dhe sfida brenda sfidave. Dhe në La Liga gara e veçantë do të jetë ajo mes numrave nëntë, Karim Benzema, “Topi i Artë” i ardhshëm dhe sfidanti i tij Robert Levandovski. Në Spanjë janë të lumtur, më në fund kthehet një duel goleadorësh në skenë që pas largimit të Kristiano Ronaldos e Lionel Mesit.

78768

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"