La Liga kundër Barcelonës, pengohet federimi i mbrojtësit spanjoll të katalanasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 13:58

La Liga kundër Barcelonës, pengohet federimi i mbrojtësit spanjoll të katalanasve

Fillimisht Gavi, më pas Ronald Arauho dhe në fund Markos Alonso. La Liga dhe Barcelona duket se janë në një luftë të hapur mes tyre. Institucioni drejtues i futbollit profesionist në Spanjë ka refuzuar kontratën më të fundit të Markos Alonsos që Barcelona ka depozituar në La Liga.

alonso

Vetëm pak ditë më parë Barcelona bëri zyrtar rinovimin e kontratës me mbrojtësin e majtë. Alonso firmosi për vijimin e aventurës në Barcelonë deri në vitin 2024 me opsionin për ta zgjatur deri në vitin 2025.

Për të marrë fuqi ekzekutuese, kontrata e re duhet depozituar në La Liga. Por ashtu sikurse ka ndodhur me kontratat e Gavit dhe Arauhos, edhe në rastin e Markos Alonsos, La Liga ka refuzuar regjistrimin e saj. Shkak vazhdojnë të jenë problemet financiare dhe limiti i pagave për katalanasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"