La Liga bën ndryshime në rregullore, njihuni me normat qesharake të kampionatit spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 16:22

La Liga bën ndryshime në rregullore, njihuni me normat qesharake të kampionatit spanjoll

Duket se La Liga ka filluar të vendosë edhe rregulla që në fakt duken qesharake. Tashmë rregullorja e kampionatit spanjoll do të përmbajë edhe një rregull për sa u përket maskotave. Bëhet fjalë për maskotat të cilat nuk do të lejohen të bëhen me përmasa më të mëdha se ato të një njeriu normal dhe se ato nuk duhet të duken gjatë ndeshjes.

1514078540-573599-1514078853-noticia-normal_1534933380-4562194

Megjithatë nuk është ky i vetmi rregull qesharak por edhe rregulla të tjerë si në konferencat për shtyp. Në tavolinën e trajnerit duhet vendosur maksimalisht dy shishe uji madje ka dhe një rregull për madhësinë e mikrofonit i cili duhet të jetë me përmasa 30×24 centimetra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"