LA Galaxy mesazh të qartë Milanit: Nuk e lëshojmë Ibrën “pa luftuar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 19:48

LA Galaxy mesazh të qartë Milanit: Nuk e lëshojmë Ibrën “pa luftuar”

Zaltan Ibrahimoviç edhe pse në moshën 37 vjeçare vazhdon të ketë cilësi të mira si një sulmues. Ai është përfolur kohët e fundit për një rikthim të mundshëm te skuadra e kuqezinjve të Milanit, por duket se nga skuadra e LA Galaxy po bëjnë të pamundurën që ai të qëndrojë në MLS. Ka qenë vetë drejtori teknik i skuadrës amerikane, i cili është shprehur se nuk do ta lejojnë Ibrën pa “luftuar”.

401828_TS_30-07-18_8706101336_

“Ibrahimoviç është një futbollist fantastik, si për ne, ashtu edhe për të gjithë MLS. Ai është futbollisti më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Ligën Amerikane. Ai është një vrasës, dëshiron gjithmonë të fitojë dhe shënojë. Kontrata e Ibrahimoviç nuk po skadon, ai ka ende një vit kontratë me ne. Ne duam që ai të jetë i lumtur në ekipin tonë dhe po punojmë për të siguruar  të vazhdojë të luajë te LA Galaxy. Ai është një futbollist special, unik për ne. Të shënosh aq shumë gola dhe të shërbesh aq shumë asiste në moshën e tij, pas dëmtimit te Mançester Junajtid është e pabesueshme. Ka shumë futbollistë të shkëlqyer, por asnjë si ai” – ka thënë Jovan Kirovski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"