La futbollin për t’u bërë DJ, Xhibril Sise ndryshon mendje pas 3 vitesh. Gati rikthimi në Ligën 1 franceze… për të shënuar 4 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2020 | 23:45

La futbollin për t’u bërë DJ, Xhibril Sise ndryshon mendje pas 3 vitesh. Gati rikthimi në Ligën 1 franceze… për të shënuar 4 gola

E çuditshme, por e vërtet. Sulmuesi i njohur, Xhibril Sise mund të rikthehet në futbollin profesionin 3 vite pasi vari këpucët në gozhdë, për të nisur një punë të re si DJ, e cila mesa duket i ka dalë nga qejfi së fundmi. Sipas “France Football”, është pranë akordit me skuadrën e Dizhonit, në Ligën 1 franceze.

Cisse

38-vjeçari i cili fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2005 me Liverpulin, dëshiron të rikthehet për të kapur kuotën e 100 golave në kampionatin francez. Sulmuesit i duhen edhe 4 gola, pasi në total ka shënuar 96 gola me fanellat e Okser, Marsejë dhe Bastia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"