” ‘Kyç’ portën dhe rikthehemi pretendentë”, portieri i Tomorit: Diferenca me vendin e parë, e rikuperueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2020 | 22:56

” ‘Kyç’ portën dhe rikthehemi pretendentë”, portieri i Tomorit: Diferenca me vendin e parë, e rikuperueshme

Tomori ka hedhur pas krahëve pushimin e detyruar dhe është përqendruar te java e 8-të. Të besuarit e Bledar Sinellës duan kthesën dhe rikuperimin e ndonjë vendi në renditje. Gara për kreun e grupit mbetet e hapur dhe kjo është shpresëdhënëse edhe për beratasit, që dy ndeshjet e radhës do t’i zhvillojnë ndaj Besës dhe Egnatias. Nëse i kalojnë me sukses këto 180 minuta, atëherë do të kthehen në pozita pretendenteje. Këtë e pohon edhe portieri Oltion Haremi, gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”.
31542716_1977326645613752_1030285804460572672_n
“Tifozët duhet të kenë pritur më shumë nga ne këto javë. E megjithatë, do të kthehemi. Diferenca me vendin e parë është e rikuperueshme në 180 minutat e ardhshme. Sot (dje) kemi nisur nga puna për sfidën e radhës ndaj Besës, që do ta luajmë në shtëpi dhe detyrim të vetëm kemi fitoren. Më pas, do të kërkojmë të rikthehemi fuqishëm si pretendentë. Unë po e ndiej shumë peshën e pësimit të golit, ndaj premtoj se në dy sfidat e radhës do ta ‘kyç’ portën”, tha gardiani.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"