“Ky viti më i mirë i imi”, Krymi: Kukësi përjashtohet nga gara për titull, jemi duke e vuajtur shumë mungesën e… tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 20:30

“Ky viti më i mirë i imi”, Krymi: Kukësi përjashtohet nga gara për titull, jemi duke e vuajtur shumë mungesën e… tifozëve

Mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi, ishte një nga më të mirët në fushë, në triumfin 0-1 që skuadra shkodrane arriti në transfertë ndaj Kukësit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, mesfushori u shpreh:

Krymi

“Kemi bërë maksimumin gjithmonë, falë fjalëve të trajnerit që na mbajnë me këmbë në tokë. Ndeshje ka shumë, është ende herët.

Ky është viti më i mirë i imi. Është viti i 7-të te Vllaznia. Ka të bëjë besimi shumë, që më është dhënë në skuadër, dhe po e shfrytëzoj.

Kukësi? Duke parë diferencat që janë, Kukësi nuk na vuri në vështirësi. 15 pikë nuk janë pak, Kukësi përjashtohet nga gara për titull, me këtë diferencë. Ndihesh me lirshëm kur luan për të shkuar në Europë se për mbijetesë. Me punë dhe vullnet gjërat bëhen më mirë.

Jemi duke e vuajtur shumë mungesën e tifozëve. Kemi shumë nevojë për ta. Pandemia nuk ka qenë avantazh. Është e vërtetë që jemi dhe lojtarë dhe tifozë. Luajmë për një fanellë që e kemi vuajtur shumë dhe e duam shumë”, u shpreh Krymi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"