“Ky shtet është në borxh të madh me Partizanin”, Braçe i bën apel qeverisë: Lironi terrenet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 19:11

“Ky shtet është në borxh të madh me Partizanin”, Braçe i bën apel qeverisë: Lironi terrenet!

Deputeti socialist Erion Braçe, një ndjekës i zjarrtë i Partizanit, ka bërë një apel publik ndaj qeverisë shqiptare, duke kërkuar që të ndihmojë klubin e kuq që të përfundojë projektin në kompleksin e ri. Braçe ka bërë apel që qeveria t’i hapë dritën e gjelbër përfundimit të projektit që mbahet peng nga fakti se në një pjesë të planifikuar për terrenet stërvitore, janë disa godina shtetërore për të cilat nuk është gjetur ende zgjidhje.

gaz demi erion brace

POSTIMI I BRAÇES

PRITJES I ERDHI FUNDI; KJO ESHTE SHTEPIA E RE DHE E PERJETSHME E #PARTIZANIT!

Nje investim teresisht privat i FAMILJES DEMI DHE PARTNEREVE TE TIJ, mbi nje terren te degraduar, ne funksion te KLUBIT ME TE MADH NE VEND, PARTIZANI!

Kur shoh sot rreshtin e gjate te udheheqesve politike te 10 viteve me pare qe KALOJNE PRAGUN E PROKURORISE per nje krim qe thuajse zhberi PARTIZANIN per qellime pasurimi te nje FAMILJE POLITIKE E BIOLOGJIKE, me duhet te them se;

KY SHTET ESHTE NE BORXH TE MADH ME #PARTIZANIN!

Ndaj nje thirrje kam per #QEVERINE;

LEJOE PARTIZANIN TE ZHVILLOJ PROJEKTIN E PLOTE, EDUKUES E SPORTIV!

Lironi terrenet e degradura nga godina te rrenuara ne nje zone te harruar, PER TE CUAR DERI NE FUND QENDREN ME TE MADHE SPORTIVE NE VEND!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"