“Ky sezon u mbyll para kohe”, Ronaldo apel klubit dhe shokëve të skuadrës: Uroj të marrim vendimet më të mira për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 19:31

“Ky sezon u mbyll para kohe”, Ronaldo apel klubit dhe shokëve të skuadrës: Uroj të marrim vendimet më të mira për të ardhmen

Kristiano Ronaldo kërkon që Juventusi të reflektojë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve. Ylli portugez u bën thirrje shokëve të skuadrës dhe klubit që të analizojnë arsyet e dështimit të radhës në Ligën e Kampioneve, ndërsa shton se Juventusi duhet të mendojë dhe të punojë si “klubi më i mirë në botë”.
RONALDO
Ai nuk e fsheh zhgënjimin që ky sezon mbaroi herët për bardhezinjtë pasi dëshironte të fitonte Ligën e Kampioneve.

Në aspektin personal, Ronaldo realizoi një tjetër sezon të jashtëzakonshëm duke realizuar 48 gola (37 me Juventusin dhe 11 me Portugalinë), por megjithëse shënoi dy herë mbrëmë kundër Lionit, goli në fushën italiane u dha të drejtë portugezëve të kalonin në çerekfinale.

“Sezoni 2019-2020 përfundoi për ne vonë në kohë, por herët nisur nga pritshmëritë. Tani është koha të reflektojmë, të analizojmë rritjen dhe rënien sepse mendimi kritik është e vetmja rrugë për t’u përmirësuar. Një klub i madh si Juventusi duhet të mendojë gjithmonë si klubi më i mirë në botë, të punojë si njëri prej klubeve më të mira në botë, në mënyrë që të quhemi njëri prej klubeve më të mira në botë. Të fitosh Serinë A në këtë vit kaq të vështirë, është një gjë që na bën krenarë. Personalisht, realizova 37 gola me Juventusin dhe 11 me Portugalinë dhe kjo më bën të kem akoma më tepër ambicie dhe dëshirë për t’i bërë gjërat akoma më mirë vit pas viti. Por, tifozët kërkojnë më shumë nga ne. Ata presin më shumë nga ne. Duhet të përmbushim pritshmëritë. Uroj që ky pushim i shkurtër të na japë mundësinë të marrim vendime më të mira për të ardhmen për t’u kthyer më të fortë”, shkruan 35-vjeçari në profilin e tij në “Facebook”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"