“Ky sezon është një zhgënjim”, drejtori sportiv i Kukësit në “Panorama TV”: Do të largojmë 7-8 lojtarë, Hallaçi nuk është konfimuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 17:01

“Ky sezon është një zhgënjim”, drejtori sportiv i Kukësit në “Panorama TV”: Do të largojmë 7-8 lojtarë, Hallaçi nuk është konfimuar

Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili ka qenë pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes një lidhje me Skype, ai foli për merkaton e verës, për futbollistët dhe trajnerin. Gjithashtu komentoi edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ku tha se Egnatia është më favorite.DFJ HBF

“Kërkoj ndjesë presidentit dhe tifozëve që e mbyllëm në vendin e 7-të, pasi gjithë ato investime i çuam dëm. Është zhgënjim i madh. Në planin sportiv i morëm lojtarët që kishin cilësi, por nuk u përshtatën me kriteret që kërkonin trajnerët.

Gega gaboi në zgjedhjet e sportistëve. Trajneri mbahet me rezultate dhe kur nuk jep do të largohet. Blemë futbollistë dhe ne pretenduam për Kupat e Europës, në fazën e tretë ishim ndër ekipet më të mira të Superiores. Jo të gjithë futbollistët dhanë më të mirën e tyre. Tre lojtarë kanë kaluar pritshmëritë, jemi zhgënjyer me disa që kanë qenë për disa sezone. Përgjegjës jemi të gjithë, jo vetëm morale por edhe ekonomike. Futbollin e mban ekonomia dhe jo morali, ndryshojmë strategjinë në merkaton e verës.

Ne kemi bërë ankesa për disa raste, por nuk jemi ndikuar nga arbitrim, në përgjithësi ata e kanë bërë punën mirë.

Jemi në negociata për vazhdimin e punës, do të largohen shumë lojtarë këtë merkato, 7-8 lojtarë përveç që iu ka mbaruar kontrata. Kontratat janë 3 vjeçare, do punojmë me afatgjata. Konfirmimet i bën presidenti por deri tani nuk është i konfirmuar Hallaçi. Janë mbi 20 trajnerë kandidatë për stolin e Kukësit, por as Hallaçi nuk përjashtohet.

Ky ishte kampionati më i fortë për rivalitet por jo për cilësi, lojtarët nuk kanë pasur diferenca të mëdha. Partizani përderisa e fitoi besoj që e meritoi. Finalja e Kupës do të jetë e luftuar, por Egnatia është favorite për shkak të penalizimeve të Tiranës”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"