“Ky rezultat më jep shpresë”, Mema pas barazimit: Djemtë dhanë maksimumin, keqardhja ime është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 15:25

“Ky rezultat më jep shpresë”, Mema pas barazimit: Djemtë dhanë maksimumin, keqardhja ime është…

Kastrioti dhe Erzeni ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës foli trajneri i krutanëve, Ardian Mema. Ai u shpreh se i pëlqeu mënyra si futbollistët e tij luajtën dhe ky rezultat i jep shpresë.

mema

“Të vjen keq mënyra se si pësojmë gol nga ndeshja në ndeshje. Kjo është keqardhja ime. Çunat dhanë maksimumin, bëmë çdo gjë siç e kishim përgatitur. Keqardhje edhe për shpërdorimin e rasteve, sidomos kur e ke superuar kundërshtarin që kishte rënë nga ana psikologjike. Më vjen keq edhe pjesa e parë për rastet dhe si kemi pësuar golat, kjo të vjen keq më shumë si trajner. Duhet të jemi shumë të përqendruar, tek topi i parë, duhet të jemi të përgatitur dhe të bashkëveprojmë.

Ndeshja më pëlqeu të them të drejtën, mënyra se si e ekzekutoi ekipi lojën, në mbajtje topi ishim superior, por në futboll nëse humb përqendrimin dhe ke gjëra që nuk shkojnë, do të thotë të mos kesh rezultat. Gjithsesi ky rezultat më jep shpresë. Ky është futbolli, duhet ta pranojmë siç është”, u shpreh Mema në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"