“Ky pushim na ka shërbyer shumë”, Shkurtaj: Bëmë një ndeshje të mirë me Bylisin, i merituam 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 15:39

“Ky pushim na ka shërbyer shumë”, Shkurtaj: Bëmë një ndeshje të mirë me Bylisin, i merituam 3 pikët

Laçi ka mundur në transfertë Bylisin me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes ka reaguar edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj. Ai u shpreh se kjo kohë ju ka shërbyer shumë për tu stërvitur dhe sot bënë një ndeshje shumë të mirë.

SHKURTAJ

“Jemi stërvitur mirë këto kohë, kemi zbatuar këshillat e trajnerit Mezani. Bëmë ndeshje të mirë dhe morën tre pikë. Sot e ndihmova shumë ekipin. E rendësishme është që të shënojmë shumë gola, nuk ka rëndësi se kush shënon, të rëndësishme janë 3 pikët. Gentian Mezani ka punuar shumë me ne ka ndryshuar shumë gjëra. Më ka futur edhe mua titullar, jemi shumë mirë”, u shpreh Shkurtaj në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"