Ky po që është grumbullim! Sauthgejt çon Anglinë në kamp ushtarak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2017 | 19:27

Ky po që është grumbullim! Sauthgejt çon Anglinë në kamp ushtarak

Përgatitja e Anglisë për ndeshjen e eliminatoreve të Botërorit 2018 ndaj Skocisë është një nga më të veçantat që ka bërë ndonjë trajner i ekipeve elitare në vitet e fundit. Garet Sauthgejt i ka dërguar të gjithë futbollistët në një kamp stërvitor ushtarak, për të kaluar atje fundjavën së bashku.

41210E2E00000578-4574082-image-a-69_1496678041676

Lojtarët janë paraqitur në grumbullim të premten, por që nga ai moment, janë zhdukur pa lënë gjurmë. Futbollistëve iu konfiskuan menjëherë celularët dhje më pas u dërguan në këtë kamp ushtarak, ku sigurisht qëllimi ishte argëtimi në grup, por në kushte paksa më ekstreme sesa ishin mësuar.

41210E4B00000578-4574082-image-a-73_1496678341790

Kjo ishte mënyra e veçantë e Sauthgejt për të përgatitur sfidën ndaj Skocisë e cila për shkak të historisë mes dy vendeve, ka shumë gjëra brenda saj përveç futbollit.

41210CF900000578-4574082-Adam_Lallana_Kyle_Walker_Jermain_Defoe_Jake_Livermore_and_John_S-a-67_1496678027886

“Ndeshja ndaj Skocisë është një nga duelet më të mëdha në futbollin tonë. Jemi në një pozicion në grup ku një fitore na vendos në kushte mjaft të mira për të vazhduar rrugëtimin”, shpjegoi trajneri i cili është përfshirë në ushtrime ashtu si futbollistët e tij.

41210F0F00000578-4574082-image-a-71_1496678281158

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"