“Ky nuk është Mesi, qenka i shkurtër”, mamaja e Ronaldos tregon episodin qesharak kur djali i CR7 takoi yllin argjentinas në vitin 2017

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 22:18

“Ky nuk është Mesi, qenka i shkurtër”, mamaja e Ronaldos tregon episodin qesharak kur djali i CR7 takoi yllin argjentinas në vitin 2017

Në një intervistë këtë javë me mediat portugeze, Dolores Aveiro, nëna e Kristiano Ronaldos, zbuloi fjalët e nipit të saj kur ky i fundit u takua me Lionel Mesin gjatë një mbrëmjeje gala në 2017.

mesi ronaldo

Mamaja e yllit portugez u shpreh se djali i Ronaldos nuk e besonte që po takonte Mesin pasi ai i dukej shumë i shkurtër.

“Unë isha me të dhe i thashë: “Shiko, ky është Mesi “, dhe ai u përgjigj:” ky nuk është Mesi, ai është shumë i shkurtër’’, teksa Ronaldo e inkurajonte të tundte dorën. Mesi është një person shumë i mirë. Nipi im është tashmë më i gjatë se ai, ishte një situatë vërtet argëtuese”, u shpreh nëna e Ronaldos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"