“Ky nuk është Kukësi i Josës”, trajneri i verilindorëve: Ibraimi? Më interesojnë sa impenjohen lojtarët e mi në stërvitje dhe ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 18:20

“Ky nuk është Kukësi i Josës”, trajneri i verilindorëve: Ibraimi? Më interesojnë sa impenjohen lojtarët e mi në stërvitje dhe ndeshje

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa nuk entuziazmohet nga fitorja e rëndësishme javën e kaluar 0-2 ndaj kampionëve në fuqi të Tiranës 0-2. Në prag të supersfidës së radhës me Partizanin, trajneri i verilindorëve shtoi se nuk do të thotë se fitorja me bardheblutë ka rregulluar gjithçka në ekipin e tij.
Mirel Josa Kukesi
Për mediat, Josa çmoi maksimalisht Partizanin, ndaj të cilëve do të ketë dhe një sfidë kokë më kokë me teknikun Ilir Daja ditën e diel. Për sa i përket futbollistit kryesor të ekipit, Agim Ibraimi, i cili është kthyer në liderin e ekipit me 10 golat e realizuar në kampionat, e rëndësishme për Josën mbetet sa impenjohen futbollistët e tij në stërvitje dhe ndeshje, pa marrë parasysh emra të veçantë.

“Kukësi pas fitores me Tiranën –
Nuk mund të them që është Kukësi i Mirel Josës. Unë kam vlerësuar dhe punën e parardhësit tim. Thjesht, nuk do të thotë që meqë skuadra bëri një fitore, të gjitha gjërat u mbyllën dhe shkojnë mirë.

Partizani – Është një skuadër shumë serioze për sa i përket vazhdimësisë së kampionatit, një ekip pretendent. Nuk duam ta ngarkoj skuadrën me më tepër probleme.

Agim Ibraimi, golashënuesi më i mirë i Superiores –
Nuk e shikoj një futbollist nëse do të dëmtohet sopt apo nesër. Më intereson mënyra e impenjimit të këtyre lojtarëve në stërvitje dhe në ndeshje, kjo është e rëndësishme”, përfundoi trajneri i Kukësit, Mirel Josa para ndeshjes me Partizanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"