“Ky kampionat nuk ka shumë diferenca”, Elvi Berisha: Ju tregoj për raportin tim me Memellin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 19:16

“Ky kampionat nuk ka shumë diferenca”, Elvi Berisha: Ju tregoj për raportin tim me Memellin

Elvi Berisha u shpall njeriu i ndeshjes Skënderbeu-Tirana duke bërë një pjesë të dytë fantastike. Sulmuesi i korçarëve hyri vetëm në pjesën e dytë, pasi kishte pasur probleme shëndetësore duke mos u stërvitur dy ditët e fundit. Pas ndeshjes, në prononcimin për SuperSport, sulmuesi u shpreh:

bandicam 2021-11-27 19-10-41-299

‘’Ishte mundësia më e mirë e jona, mendoj se lamë shumë raste, ku mund të shënonim dhe të merrnim 3 pikë nga kjo ndeshje. Besoj se ky sezon është më i mirë se i kaluari, kemi dy vite bashkë dhe jemi më të konsoliduar. Është rritur besimi, dhe sot mund ta fitonim ndeshjen me pak fat.

Kam një raport shumë të mirë me trajnerin, jemi si familje e madhe, kemi raporte të mira me trajnerit, shokët, presidentin. Nuk ka pasur probleme, kam pasur disa probleme shëndetësore dhe nuk kam mundur të stërvitem, prandaj nuk zbrita titullar në fushë.

Gjuha e përbashkët me Mensah: Këto ndeshjet e fundit mendoj se kemi bashkëpunuar mirë dhe po vazhdojmë të rritemi, ku ka bashkëpunim, ka rrezikshmëri.

Nuk mund të jap emra kë skuadër mund të lëmë pas, është kampionat i barabartë nuk ka shumë diferenca, do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe s’kemi asnjë problem, qoftë Tiranën apo ekipet e tjera’’, u shpreh Berisha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"