“Ky kampionat mund të hyjë në rekorde”, Cungu optimist: Shpirti primar, mund të fitojmë ndaj çdo ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2019 | 19:24

“Ky kampionat mund të hyjë në rekorde”, Cungu optimist: Shpirti primar, mund të fitojmë ndaj çdo ekipi

Laçi do të përballet ditën e nesërme ndaj Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Kurbinasit vijnë në këtë përballje pas 2 triumfesh radhazi, teksa do të tentojnë një tjetër rezultat pozitiv përballë skuadrës së Ilir Dajës.

armando cungu

Trajneri i bardhezinjve, Armando Cungu, foli në prag të kësaj sfidë teksa u shpreh besimplotë për një rezultat pozitiv.

“Jemi në një moment të mirë pas dy fitoreve bindëse me lojë dhe gola, pikë të cilat ishin jetike. Klima është pozitive, futbollistët kishin nevojë për rezultate të tilla. Atmosfera na jep shpresë që të mendojmë të vazhdojmë të mbajmë stabilitet në lojë e rezultat.

Djemtë kanë vënë zemrën në fushë. Jemi munduar t’i japim hapësira që të shprehen më lirshëm. Por ajo që unë ngul këmbë, shpirti duhet të jetë primar për çdo ekip në botë, nëse nuk është ai, vlerat e tjera taktike e teknike nuk kanë sukses nëse nuk merren seriozisht.

armando cungu1

Fitorja nuk mund të them se është mision i pamundur, jo vetëm ndaj Skënderbeut, por çdo ekipi shqiptar. Ky kampionat mund të hyjë në rekorde se nuk ka diference, nuk ka ekipe të madha në letër, që krijojnë diferenca, ekipet janë aty-aty, të gjithë mund të rrihen. Laçi i ka treguar këto vlera dhe me jep edhe mua të drejtën. Është e rëndësishme puna, por duhet të vazhdojmë në vazhdimësi se nuk ka kuptim nëse nuk tregojmë të njëjtën vlerë”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"