“Ky kampionat është njësoj si sezoni i kaluar”, Martini: Ja ndryshimi mes Teutës aktuale me atë të vitit të shkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2021 | 16:00

“Ky kampionat është njësoj si sezoni i kaluar”, Martini: Ja ndryshimi mes Teutës aktuale me atë të vitit të shkuar

Pas humbjes ndaj Laçit në transfertë me rezultatin 2-0, në mikrofonat e “SuperSport” është shfaqur trajneri i Teutës, Edi Martini i cili analizoi këtë disfatë të durrsakëve:

bandicam 2021-11-07 15-55-55-950

“Në përgjithësi sidomos në pjesën e parë bëmë shumë mirë, duhet të ishim të qetë. Në pjesën e dytë bëmë mirë në qarkullimin e topit, lamë hapësira dhe kundërshtari u tregua i saktë duke realizuar me kundërsulm.

Janë mungesa të rëndësishme, por ne kemi një kontingjent mjaft të mirë lojtarësh që do i zëvendësojnë më së miri. Ivanoviç ka pasur probleme dhe Selmani është djalë i ri. Gjithsesi dua të them që në përgjithësi kemi zhvilluar një ndeshje të mirë pavarësisht rezultatit.

Ky kampionat është njësoj si kampionati i sezonit të kaluar me Vllazninë në krye dhe ne prapa ndërsa tani Tirana në vend të parë dhe ne prapa sërish, duke marrë parasysh me fazën përgatitore dhe kupat e Europës. Ne do të vazhdojmë të luajmë për atë që kemi fituar vjet.

Unë mendoj se lojtarët nuk kanë arritur në formën më të mirë, kujtojmë Dejvi Bregun që gjatë vazhdimit arriti formën. Kemi më cilësi, por më pak cinizëm se vitin e kaluar.”, përfundoi Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"