“Ky grup do të jetë forca e Kastriotit këtë sezon”, Isli Hidi: Luaj pasi kam akoma dëshirë të stërvitem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 16:20

“Ky grup do të jetë forca e Kastriotit këtë sezon”, Isli Hidi: Luaj pasi kam akoma dëshirë të stërvitem

Pas fitores së Kastriotit të tij me rezultatin 1-2 ndaj Skënderbeut në Korçë, gardiani i skuadrës krutane Isli Hidi në mikrofonat e “SuperSport” ka folur pas kësaj fitoreje, duke u shprehur se ky grup është forca e Kastriotit dhe se do të vazhdojë të luajë derisa forcat ti shterojnë:

HIDI

“Objektivat e Kastriotit janë normalisht të marrim sa më shumë pikë që të qëndrojmë në Kategorinë Superiore, mendoj që ndeshjet duhet ti marrim një nga një. Sot besoj ishte një ndeshje shumë e fortë dhe një ndeshje karakteri, sepse që në minutat e para bëmë dy zëvendësime të detyruara, dy qendër-mbrojtësave tanë dhe ishte si një shok psikologjik për ne, por lojtarët që u futën si Shkalla dhen Hyseni bënë shumë mirë dhe do ti falënderoj të gjithë djemtë për grintën e garës dhe besoj se ky Kastriot dhe grupi i djemve do të jetë forca e këtij ekipi për këtë sezon.

Vazhdoj të luaj pasi është dëshira e madhe pasi kemi një jetë që luajmë, dhe kur vjen fundi i karrierës është diçka e hidhët. Por dëshira e madhe për të vazhduar stërvitjen dhe të luajtur më mban. E kam thënë dhe herët e tjera përderisa do kem mundësi të ndihmoj ekipin do të jem i nevojshëm, shpresoj të jemi mirë dhe ta vazhdojmë.”, përfundon Hidi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"