Postuar: Nëntor 22, 2020 | 12:54
“Ky gol është për fitoren, jo për hakmarrjen”, Dunga pas fitores ndaj Tiranës: Jam i lumtur te Vllaznia
Ismail Dunga shënoi golin e ish-it mbrëmë ndaj Tiranës, duke ndëshkuar bardheblutë në minutën e 97-të të sfidës në “Loro Boriçi”. Në Intervistën pas ndeshjes, ku ishte dhe heroi i kësaj “klasikeje” ai shprehet se nuk ishte një gol hakmarrje edhe pse Tirana nuk besoi tek ai këtë sezon:
“Nuk është gol për hakmarrje, por për fitoren, ky është qëllimi ynë. Jam i kënaqur të luaj te Vllaznia sepse çdo gjë është në rregull dhe po shkon mirë.
Më shumë minuta? Është në dorë të trajnerit, unë do shfrytëzoj të gjithë minutat që do luaj. Golin ia dedikoj familjes dhe gruas sepse ata më mbështesin në çdo hap që bëj në karrierë dhe kudo.”, përfundon sulmuesi kenian.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"