“Ky Flamurtar do të ketë më shumë vlonjatë”, Idrizi për Moçkën dhe Ribajn: Janë futbollistët tanë, kaq mjafton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2020 | 12:16

“Ky Flamurtar do të ketë më shumë vlonjatë”, Idrizi për Moçkën dhe Ribajn: Janë futbollistët tanë, kaq mjafton

 Administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, flet edhe për afrimet e reja në ekip. Ai thekson se Flamurtari sezonin e ri do të jetë një ekip që do të përbëhet më shumë nga lojtarë vlonjatë.
idrizi
“Doni merkato ju? Kur nuk ka vlonjatë te Flamurtari, thoni pse nuk ka, kur ka, doni të vijnë futbollistë të tjerë. Unë ju them se ky Flamurtar këtë sezon do të ketë më shumë lojtarë vlonjatë. Jemi në punë e sipër për ndërtimin e ekipit të ri”, tha administratori Idrizi.
pjimage-16-e1598357197547
MOÇKA-RIBAJ – Kreu i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, ndalet edhe te dy futbollistët që mbyllën në Vlorë sezonin e shkuar, portieri Shpëtim Moçka dhe sulmuesi Andi Ribaj. Idrizi tha shkurtimisht se ata janë lojtarë të Flamurtarit. “Moçka dhe Ribaj janë lojtarë të Flamurtarit. Kaq mjafton”, përfundoi Idrizi. Megjithatë, dy titullarët e sezonit të shkuar nuk kanë dalë ende në stërvitje me ekipin dhe janë në dyshim për ta vazhduar karrierën në Vlorë apo jo.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"