“Ky është viti i PSG-së”, Galtier: Duam vendin e parë, jemi më të fortë se Juventus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 17:12

“Ky është viti i PSG-së”, Galtier: Duam vendin e parë, jemi më të fortë se Juventus

PSG-ja shkon e qetë në Torino, ndonëse i nevojitet edhe atyre gjithashtu të fitojnë, pasi vendi i parë është në rrezik, duke qenë se janë me pikë të barabarta me Benfikën. Por duke parë momentin e bardhezinjve dhe shkëlqimin e francezëve, falë edhe një Lionel Mesi të rikthyer në formën maksimale, trajneri Kristof Galtier ka besim për tri pikët e radhës.

3482609-70999348-2560-1440

Madje, edhe pse në “Allianz Stadium” do t’i mungojnë Nejmar (për kartonë) dhe Kimpembe e Navas për dëmtime, ai sërish është shumë i qetë: “Kualifikimi ishte detyrim për ne, por vendi i parë në pritje të shortit të 1/ 8-ave është tepër i rëndësishëm dhe nuk mund ta gabojmë këtë objektiv. E dimë që kundër Juves do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por ne duam vendin e parë, pasi jemi më të fortë se Juventusi.

Ndonëse e di se ata do të luftojmë me thonj për të shkuar në Ligën e Europës, ne kemi një objektiv më të rëndësishëm, pasi sivjet besojmë se është viti ynë për të fituar Champions-in. Gjithsesi të jemi të qartë, askush në skuadrën tonë nuk e ka nënvlerësuar Juven. Unë mendoj se ata kanë vuajtur sivjet mungesa shumë të rëndësishme si Kieza, Pogba apo edhe dikush tjetër, ndaj nëse këto cilësi të mungojnë në Champions, ky kompeticion të dënon rëndë. Mungesat e Nejmarit dhe Kimpembes? Po flasim për dy titullarë të PSG-së, por nuk jam aq naiv sa të ankohem, duke parë lojtarët e klasit që kam në dispozicion”, u shpreh Galtier.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"