“Ky është një moment deciziv”/ Shou në stërvitje, futbollistët e Teutës në formë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 15:39

“Ky është një moment deciziv”/ Shou në stërvitje, futbollistët e Teutës në formë

Teuta është rikthyer dje në fushë pas dy ditëve pushim që stafi teknik kishte dhënë për lojtarët. Në kompleksin “Olimpik Park” skuadra durrsake zbriti e plotë në fushë, me përjashtim të lojtarëve që ende nuk janë riaftësuar nga dëmtimet: Aleksandër Kuro dhe Ildi Gruda.

Teuta

Të shtunën durrsakët luajnë një takim shumë të rëndësishëm ndaj Apolonisë në transfertë, ku u duhet fitorja për të ruajtur kreun. Si zakonisht përpara çdo stërvitjeje, trajneri Edi Martini u foli futbollistëve për paraqitjen ndaj Laçit, ndërsa kërkoi nga ata të vazhdojnë me të njëjtin përqendrim dhe impenjim.

“Ky është një moment deciziv dhe tani nuk na lejohet më të gabojmë”, ka thënë Martini para ekipit. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe kjo u konfirmua në seancën e së martës. Për rreth 30 minuta trajneri aplikoi një lojë brenda grupit, ku rivaliteti ishte vërtet i madh.

Në fund fitues doli ekipi i Dejvi Bregut, që në portë kishte Celeskin, në mbrojtje Fabian Beqjen dhe Denis Pjeshkën, në mesfushë Albano Aleksin dhe zv.trajnerin Bledar Hodo dhe në sulm Blerim Krasniqin bashkë me vlonjatin që realizoi një supergol ndaj Laçit. Skuadra po kalon një moment fantastik dhe në stërvitjen e djeshme, krahas seriozitetit, nuk mungoi as humori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"