“Ky është Bylisi i vërtetë”, Dovedan: Do t’ia bëjmë jetën e vështirë çdo kundërshtari, ja pse nuk festova te goli i dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 18:00

“Ky është Bylisi i vërtetë”, Dovedan: Do t’ia bëjmë jetën e vështirë çdo kundërshtari, ja pse nuk festova te goli i dytë

Bylisi triumfoi ndaj Partizanit me rezultatin 2-1 duke siguruar 3 pikë të arta që e ngjisin skuadrën ballshiote përkohësisht në vendin e dytë. Në prononcimin pas ndeshjes trajneri Dovedan u shpreh tepër i kënaqur me lojën e skuadrës duke deklaruar se ky është Bylisi i vërtetë.  

bandicam 2019-12-07 15-43-11-127

E ndihmoi ndërprerja e kampionatit Bylisin? Ky është ekipi që unë njoh. Ky është Bylisi i vërtetë. Ky është stili jonë i lojës. Ne kështu luajmë futboll dhe kështu do të luajmë deri në fund.

Taktika e përdorur për t’i mundur të kuqtë e Partizanit? Jo vetëm ndaj Partizanit, por unë kërkoj që të presojmë lartë, të jemi agresivë dhe t’ia bëjmë jetën e vështirë çdo kundërshtari. Pavarësisht se kemi humbur, edhe në 2 ndeshjet e para ekipi ka qenë në formë të mirë.

Kush është më i mirë Hidi apo Guindo? Nuk mund të them kush është më i mirë. I gjithë ekipi ishte në formë optimale. E kam vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetje. Çunat kanë bërë atë që kam kërkuar, për këtë jam i kënaqur, dhe i përgëzoj.

Asnjë skuadër nuk përballon dot rritmin e Bylisit? Keni plan B? Kam plan B, varet nga rezultati dhe nga ajo që na jep fusha e lojës. I besoj shumë presingut dhe lojës 1 kundër 1.

Pse nuk festuat te goli i dytë? Pse ndryshoi shiriti i kapitenit? Kemi menduar ta ndryshojmë shiritin dhe na doli për mirë. Më erdhi natyrshëm mos festimi i golit. Isha në tension. I druhesha Partizanit deri në momentin e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"