“Ky ekip ka mundësi për më shumë, Broja është i ngarkuar”, Vata: Shqipëria e nisi lojën ashtu siç duhet me Lituaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 20:05

“Ky ekip ka mundësi për më shumë, Broja është i ngarkuar”, Vata: Shqipëria e nisi lojën ashtu siç duhet me Lituaninë

Ish-kapiteni i kombëtares Rudi Vata këmbëngul që kombëtarja jonë të japë shumë më tepër për kapacitetin që ka dhe zgjedhjet e shumta që trajneri Reja ka.
rudi vata
Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ai theksoi që Shqipëria të krijoi markën e saj të futbollit (brandin) në botë.

“Unë normalisht kur shoh kombëtaren analizoj ekipin, stafin, lojtarët si dhe rezultatet me këta kundërshtarë. Secili i sheh gjërat me metrin e vet. Disa e shohin mirë se janë në atë pozicion të mirë. Nëse dikush ka patur një jetë me zhvillim të mirë, gjërat i sheh pozitivisht. Me këtë kombëtare, me këta elementë me këto mundësi zgjedhjeje, pres më shumë. Nuk e di nëse dikush në një qoshe të Shqipërisë kënaqet me barazim. Me kapacitetet që kemi, kemi mundësi të arrijmë më shumë. Nuk kemi krijuar akoma një brand (markë).

Unë i kuptoj të gjithë. Ka pasur miq që pas Kazakistanit më merrnin në telefon dhe s’ishin të mendimit që kishim bërë ndeshje të keqe. Çdo gjë e mas me metrin e syrit tim. Këtë kombëtare e shoh më shumë larg, ndryshe nga ca të tjerë.

Ka ardhur koha që këta djem dhe me këtë trajner me eksperiencë të arrijnë diçka më tepër. Kritika të bën mirë, është konstruktive. Në këtë zanat duhet të jesh i fortë të pranosh kritika.

Në shumë aspekte ata futbollistë janë më të ngarkuar psikologjikisht nga kundërshtari, opinionin, media.

Pas Bjellorusisë prisnim të ishim me pikë të plota. Kjo ishte ideja e kësaj kombëtareje. Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështirë, sepse ishim në një shtet që mungonte siguria në Bjellorusi. Nuk bëmë një lojë të bukur, por morëm maksimumin e pikëve. Me Lituaninë treguam shpërfytyrim, as entuziazëm, ss pasion. Edhe sfida e Kazakistanit, ishim ekip të ngurtë. Në letër jemi kundërshtari më i mirë në letër, por nuk e demontrostojmë bagazhin tonë në fushë. Dua të shoh një ekip me kombinime.Sot ka një qetësi, frikë, ngurtësi tek ekipi jonë. Ka shumë lojtarë që nuk kanë kapacitet vetmotivues.

(pas ndeshjes Lituani-Shqipëri 0-0) 

Më pëlqeu shumë pjesa e parë. E filluam ndeshjen si duhet, fituam dyluftimet. Ekipi rival befasua. Grintën sot e kishim. Këta djem sot kishin mundësi dhe kanë mundësi të bëjnë mirë. Lituania lexohej thjesht. Luante me një qendërsulmues, zgjodhi lojë të gabuar, sepse në qendër të mbrojtjes kemi lojtarë të fortë. Por, humbëm dy pikë të rëndësishme. Të jemi realistë, që Veseli pasoi top për Seferin, që humbi rast në mënyrë të çuditshme. Funksionuam më mirë se dy ndeshjet e fundit. Më pëlqeu Abrashi se ishte lider në mesfushë, dominuam për dyluftimet. Broja ka prolem psikologjik,. Është i ngarkuar shumë përgjegjësi. Nuk dilte te loja e tij, i zgjidhte duelet me forcë. Donte të bënte golin e parë me Shqipërinë Seferi krijoi raste, mundësi, krahu i majtë Lenjani ishte super. Krijoi hapësira. Mbrojtja ishte solide përveç 2-3 rasteve. Mungoi goli, ajo është kryesorja në futboll”, u shpreh Vata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"