Kuzhinieri i njohur tregon kërkesat e çuditshme të Viktoria Bekam në dasmën e Sergio Ramos: Nuk kisha parë kurrë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 14:21

Kuzhinieri i njohur tregon kërkesat e çuditshme të Viktoria Bekam në dasmën e Sergio Ramos: Nuk kisha parë kurrë…

T’i shërbesh Viktoria Bekam është shumë e vështirë.

Këtë e vërteton edhe shefi i njohur i kuzhinës spanjolle, Dani Garcia. Tre vite me parë në ceremoninë e martesës së futbollistit Sergio Ramos, të pranishëm ishin edhe Dejvid dhe Viktoria Bekam.

Së fundmi,në një intervistë, shefi i kuzhinës u shpreh se në atë kohë stilistja e njohur ia kishte ndryshuar të gjithë menunë.

 “Ishte shumë e çuditshme. Ajo donte gjithçka ndryshe dhe që ne t’i shërbenim ekskluzivisht perime dhe kishte disa gjëra të tjera të çuditshme që nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Ajo kishte me vete ujë kokosi, një tas me nenexhik dhe një xhel hidroalkoolik që tash është shumë i popullarizuar, por asokohe nuk ishte, sepse ende nuk kishte filluar pandemia e COVID-it”,- u shpreh Garsia.

Më tej Dani tregoi se atë natë ishte shumë e ndërlikuar t’i shërbeje ikonës së modës.

Më herët Dejvid Bekam, tregoi se stilistja e njohur prej 25 vitesh tashmë konsumonte të njëjtën pjatë. Ai shtoi se Viktoria nuk bën përjashtime as për festa, ditëlindje, evente apo darka në restorante.

Victoria and David Beckham 'land £16million Netflix series with unseen  family footage' - Mirror Online

“Që kur e takova, Viktoria ka ngrënë vetëm peshk të pjekur në skarë me një pjesë të perimeve të ziera në avull”– tha Dejvid Bekam.

Ish-futbollisti anglez sipas mediave të huaja u shpreh gjithashtu se e vetmja herë që bashkëshortja e tij e ka thyer dietën ka qenë gjatë shtatzanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"