Kuzhinier, roje dhe doktor personal, sa po vuan Barça me Dembelenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 18:43

Kuzhinier, roje dhe doktor personal, sa po vuan Barça me Dembelenë

Përpjekjet e Barcelonës për të ambientuar sa më shpejtë që të jetë e mundur Osman Dembelenë në Spanjë kanë kaluar çdo limit. Drejtuesit e katalanasve kanë vendosur gjithçka në dispozicion të sulmuesit francez, përfshirë edhe një kuzhinier, truprojë dhe doktor personal.

dembele

20-vjeçari u transferua në “Camp Nou” nga Borusia e Dortmundit në merkaton e verës për një shifër që mund të shkojë në 145 milionë euro (105+40 milionë bonuset) dhe erdhi për të transferuar lojtarit më të shtrenjtë të historisë, Nejmarin, pas kalimit te PSG për 222 milionë euro.

Megjithatë, një dëmtim serioz muskulor në kofshë e bëri të pashmangshëm operacionin dhe e la talentin jashtë fushe për disa muaj. Ai sapo është rikthyer në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde. Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona është duke bërë më të mirën për ta ndihmuar atë pas vështirësive të para në karrierën në “Camp Nou”, duke parë presionin që ka çmimi që u pagua për kartonin mbi 20-vjeçarin.

dembele

Për t’u kujdesur për dietën e tij të veçantë, klubi i ka vënë në dispozicion një kuzhinier, në mënyrë që të ai t’u qëndrojë larg ushqimeve të dëmshme. Lojtari ka marrë leje edhe për vendosjen e një skare në kopshtin e shtëpisë së tij, e cila i është siguruar. Barça ka paguar edhe një firmë private sigurie për t’i vendosur një roje personale në shtëpi, por edhe doktorë dhe fizioterapistë që e kanë vizituar rregullisht në shtëpi gjatë kohës së riaftësimit.

Dhe duket se kura ka funksionuar. Sepse Dembele u rikthye në fushë në ndeshjen e fundit të Barcelonës ndaj Getafes në kampionat.

Pavarësisht se katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0, Dembele ishte njeriu që prodhoi rastin më të rrezikshëm për skuadrën e tij, me krosimin për Luis Suarezin, i cili testoi me kokë portierin e Getafes Vinsent Guaita.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"