Kutrone nuk di të ndalet, por Gatuzo e frenon: “Killer” si Inzagi, por të përmirësohet akoma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 15:26

Kutrone nuk di të ndalet, por Gatuzo e frenon: “Killer” si Inzagi, por të përmirësohet akoma

“Ka gjithmonë diçka për të studiuar: për shembull vuajtëm shumë pas golit të parë. E dinim që do të hasnim vështirësi në Ferrara, por jam natyrisht i lumtur për paraqitjen e djemve”. Për mikrofonat e “Premium Sport”, në përfundim të ndeshjes së fituar 0-4 në fushën e Spalit, Xhenaro Gatuzo preferon të qëndrojë me këmbë në tokë: “Tani le të shohim përpara, ta harrojmë këtë fitore. Duhet të vazhdojmë të punojmë me mendjen te ndeshjet e ardhshme”.

gatuzo kutrone

KUTRONE – E pamundur që Rino të mos ndalej mbi paraqitjen e sulmuesit me vitlindje 1998, autor dje i një dygolëshi: “Është një djalë i ri që ka shumë dëshirë brenda tij. Gabon në disa raste naive dhe duhet të përmirësohet, duke mësuar sesi të luajë për skuadrën. Megjithëse në 16 metrat e fundit është një ‘killer’. Një krahasim? Siç jam shprehur herë të tjera, them Inzagi”.

GJOKSIN PËRPARA – “Kur nisi moda e lojtarëve pa eksperiencë që uleshin menjëherë në pankinë fillimisht shkoi mirë, më pas jo dhe aq. Unë jam i lumtur nga ato që kam bërë në të kaluarën: i referohem mbi të gjitha eksperiencës te Piza, pa harruar kohën në Qipro. Nuk kam qenë një futbollist i rëndësishëm, por tani bëj një tjetër profesion. Duket sikur jam në stol prej 2-3 muajsh, por tashmë janë bërë disa vite… Punoj si gjithmonë, me vetëdijen se kam ende shumë për të mësuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"