Kutrone “falënderon” Juven: Po i vjedh sekretet Higuainit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 26, 2018 | 11:29

Kutrone “falënderon” Juven: Po i vjedh sekretet Higuainit

Patrik Kutrone po rikuperon nga dëmtimi në kavilje, por ndërkohë është i lumtur që në këtë sezon po punon me një bomber ekspert si Gonzalo Higuain, për të cilin falënderon në mënyrë indirekte edhe Juventusin për shitjen e argjentinasit: “Gonzalo është një fenomen.

kutrone

Në çdo stërvitje ai më qëndron pranë dhe më ndihmon në mënyrën se si të stërvitem dhe të lëviz në fushë dhe në këtë mënyrë do të kem mundësinë që t’i vjedh disa prej sekreteve të tij. Pak minuta? Ky fakt nuk më demoralizon aspak, por ajo që më nervozon është që nuk shoh topin dhe kam pak kontakt me të kur luaj. 10 golat e sezonit të kaluar? Mund të shënohen edhe më shumë se aq dhe ky është objektivi im sivjet”.






www.minuta90.com