Kutinjo, thumba Barçës: Bajerni më transformoi, në Gjermani mësova se çfarë ishte …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 14:05

Kutinjo, thumba Barçës: Bajerni më transformoi, në Gjermani mësova se çfarë ishte …

Ishte një ndeshje vetëm me një kundërshtar në fushë. Detyra e Brazilit për të fituar sfidën ndaj Bolivisë në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin ishte mjaft e lehtë. “Seleçao” shkëlqeu duke shënuar 5 gola. Markinjos dhe Firmono shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën sërish sulmuesi i Liverpulit dhe Kutinjo arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Bolivia ia bëri më të lehtë Brazilit me një autogol. Kjo ishte ndeshja e parë e Brazilit për vitin 2020. Nejmar ishte në një mbrëmje magjike, por nuk arriti që të shënonte. Këtë herë “O’Ney” ishte shumë altruist dhe pasoi për shokët e skuadrës së tij.

Kutinjo

Në pjesën e dytë shënoi një gol, i cili do të shërbente për të barazuar Fenomenin Ronaldo si i dyti me më shumë gola në historinë e verdhejeshilëve (62), por iu anulua për pozicion jashtë loje. Por Nejmar do të tentojë që ta barazojë Ronaldon në ndeshjen e ardhshme, të martën kundër Perusë.

KUTINJO– Pas shkëlqimit me Barcelonën, Felipe Kutinjo gjeti edhe golin me kombëtaren e Brazilit. Ai thotë se sekreti i formës së tij është puna dhe mësimet e mira që mori në Gjermani për këtë aspekt. “U riktheva nga Spanja me shumë dëshirë dhe dua që të përfitoj nga mundësitë që do të kem me Barcelonën dhe me kombëtaren e Brazilit. Jam i motivuar dhe dua që të bëj më të mirën time në të gjitha ndeshjet. E kam nisur sezonin me këmbën e mbarë duke luajtur mirë dhe dua të vazhdoj kështu. Dua të arrij gjëra të mëdha, çka do të thotë të fitoj tituj dhe trofe të rëndësishëm me klubin dhe kombëtaren”, tha fillimisht Kutinjo.

kutinjo

Më tej, ai foli për eksperiencën që pati në Mynih me Bajernin duke theksuar se ka mësuar shumë gjëra. “Në dy vitet e fundit kam mësuar shumë gjëra. Lidhen me intensitetin në lojë dhe mënyrën si duhet të stërvitem. Kjo është diçka shumë e rëndësishme në futboll. Barcelona ka nisur ta bëjë tani, Bajerni dhe Brazili luajnë prej kohësh me këto nivele. Te Bajerni mësova shumë për punën sepse aty punohej shumë dhe në aspektin fizik”, ka thënë mesfushori brazilian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"