Kutinjo pranë transferimit te Bacelona, e ardhmja e Mesit varet nga pavarësia e Katalunjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2018 | 10:31

Kutinjo pranë transferimit te Bacelona, e ardhmja e Mesit varet nga pavarësia e Katalunjës

Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për tifozët e Barcelonës. Dhe siç e do zakoni në këto raste le ta nisim nga lajmi më i keq: Lionel Mesi mund të largohet nga blaugranët në rast se Katulonja fiton pavarësinë dhe largohet nga La Liga. Ndërsa lajmi i mirë ka të bëjë me Kutinjon, për të cilin drejtuesit e Barcelonës kanë rritur ofertën duke e çuar deri në 160 milionë euro dhe transferimi i tij është më pranë.

Kutinjo

KLAUZOLA E MESIT

Gazeta spanjolle “El Mundo” ka zbuluar një klauzolë të fshehtë në kontratën e rinovimit të Leo Mesit, e cila lidhet me një largim të mundshëm të tijin në rast se Katalunja fiton pavarësinë.

Nëse Barcelona do të largohet nga La Liga për t’u aktivizuar në kampionatin vendës, atëherë Mesi ka të drejtë të largohet dhe t’u kërkojë drejtuesve të tij që të shkëpusin marrëdhëniet. Madje, në këtë rast nuk është e vlefshme as klauzola që ka kartoni i tij, e cila është 700 milionë euro.

mesi

“Në rastin se Katalunja fiton pavarësinë dhe Barcelona do të luajë jashtë La Ligës, atëherë Mesi ka të drejtë të kërkojë largimin për të luajtur në Angli, Gjermani, Francë apo Spanjë”, shkruan “El Mundo”.

RRITET OFERTA – Por ka një lajm tjetër që i qetëson dhe i bën të lumtur tifozët e Barcelonës. Kutinjo është pranë kalimit në Spanjë sepse këta të fundit e kanë rritur ofertën duke kënaqur kërkesat e Liverpulit. 120 milionë euro për kartonin e tij dhe 40 të tjera bonuse në drejtim të anglezëve.

kutinjo

Duket se Liverpuli e ka të pamundur t’u rezistojë këtyre shifrave, për më tepër kur edhe dëshira e Kutinjos është të largohet drejt Barcelonës. Në Spanjë janë të sigurt se javën e ardhshme do të ketë zhvillime dhe Kutinjo do të zbarkojë në Spanjë për të kryer vizitat mjekësore me katalanasit. Edhe “The Times” konfirmon lajmin e largimit të mesfushorit 25-vjeçar nga Liverpuli drejt Barcelonës.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"