Kutinjo e bindi, “ylli” i Brazilit afër nënshkrimit me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 15:37

Kutinjo e bindi, “ylli” i Brazilit afër nënshkrimit me Barcelonën

Barcelona po e kërkon me ngulm lojtarin e Çelsit, Uillian. Ekipit spanjoll duket se i bëri shumë përshtypje paraqitja e lojtarit në Kupën e Botës sa që bënë edhe një ofertë zyrtare te klubi anglez. Plotë 60 milionë euro janë ofruar nga klubi katalanas për të marrë shërbimet e brazilianit.

Uillian

Ndërkohë sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, marrëveshja midis klubeve është arritur dhe një lojtar që ka bërë një punë të mirë me Uillian ka qenë shoku i tij që luan te Brazili, Filipe Kutinjo. Lojtari i Barcelonës duket se e ka bindur “yllin” e Çelsit për të luajtur në “Kamp Nou”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"