Kushtoi 2,1 miliardë lekë, ja pse nuk përfundon “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2016 | 20:26

Kushtoi 2,1 miliardë lekë, ja pse nuk përfundon “Loro Boriçi”

Për momentin është impianti më modern në Shqipëri, por gjithashtu edhe më i kushtueshmi. Të mendosh shumën që është shpenzuar, fare mirë mund të çohet ndër mend ndërtimi i një impianti nga fillimi me një shumë të tillë. Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv në FSHF është diskutuar në lidhje me stadiumin e ri dhe pjesën e mbetur nga projekti i rikonstruksionit.

14192581_10153977383981523_4542265384550240436_n

Vlera  

Në dokumentet që janë diskutuar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, është saktësuar edhe shuma e përgjithshme që është shpenzuar deri tani. Bëhet fjalë për 2.1 miliardë lekë (të rinj). Nga kjo shifër, 600 milionë janë akorduar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe pjesa tjetër, 1.5 miliardë, është akorduar nga Qeveria Shqiptare.

14218083_10208564866693054_546811859_n

Të mbetura

Në një dokument të Komitetit Ekzekutiv është bërë edhe një përllogaritje e fondit shtesë që nevojitet për të përfunduar të gjithë projektin e rikonstruksionit me çdo detaj. Ka mbetur pista e tartanit, e cila kushton rreth 350 mijë euro, si dhe mbyllja e pjesës së poshtme të strehës së tribunës qendrore që kërkon rreth 260 mijë euro investim. Të gjitha këto, sipas dokumentit të diskutuar në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"