Kushti i të huajve te Flamurtari, kthehen vetëm nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 20:02

Kushti i të huajve te Flamurtari, kthehen vetëm nëse…

Mbetet enigmë rikthimi i dy lojtarëve të huaj që u larguan disa ditë më parë.

partizani flamurtari1

Bëhet fjalë pikërisht për boshnjakun Semir Bajraktareviç dhe grekun Jorgos Sarris. Lojtarët kërkojnë që të marrin pagat dhe nëse kjo kërkesë e tyre nuk u realizohet, atëherë vështirë se rikthehen përsëri në Vlorë.

E sigurt është se Bajraktareviç u largua për pagat. Administratori Sinan Idrizi deklaroi se futbollisti do të kthehej nga Bosnja në fundjavën që shkoi, por nuk ndodhi kështu. Edhe greku Sarris pritej të kthehej, pasi u bë baba, por as ai nuk po mbërrin ende. Në këto kushte, e vetmja gjë që mund t’i rikthejë te Flamurtari dy lojtarët e huaj, mbeten pagat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"