Kushta i del në krah Dejvi Bregut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2016 | 19:15

Kushta i del në krah Dejvi Bregut

Legjenda e Flamurtarit, Sokol Kushta ka dalë hapur kundër vendimit të klubit për të afruar një numër të madh lojtarësh të huaj, duke lënë jashtë skuadrës talentet e prodhuara nga akmademia e FlamurtaritKushta ne BeogradKushta i është referuar konkretisht rastit Dejvi Bregu i cili u larguar dje nga ekipi. Pakënaqësitë ndaj mënyrës së menaxhimit të klubit, Kushta i shpreh nëpërmjet një postimi në adresën e tij në Facebook.

“Kisha vendosur të shkruaja vetëm  gjëra pozitive për Flamurtarin. Doja që 2016 të kishte vetëm suksese, por këta bëjnë kaq shumë veprime negative, sa nuk më thahet dot boja. Kur u bë anketa për vitin që lamë pas, tifozët votuan dy lojtarë, Bregun dhe Telushin. Sinqerisht u gëzova, por dje mora vesh se klubi i jep medaljen lojtarit të dalë nga punë shumëvjecare e kipeve zinxhir duke e larguar”.

51-vjecari në reagimin e tij ngre pyetjen pse klubi i Flamurtarit duhet të blejë kaq shumë lojtarë të huaj, kur e di fare mirë që lejohet aktivizimi njëkohësisht i vetëm 4 futbollistëve që nuk kanë pasaportë Shqiptare.

Ai u sugjeron drejtuesve që kur kanë mundësi të shpenzojnë miliona, ta bëjnë këtë me talentet e Vlorës, që do t’ua kursenin në të ardhmen. Kushta në postimin e tij kritik evidenton gjithashtu faktin se është hera e parë që Flamurtari ka një numër shumë të kufizuar të futbollistëve vendas në organikë, çka sipas tij reflekton menaxhimin e keq të klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"